E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës-Plagoset me armë 33-vjeçari. Shkon vetë në spital, jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 2 të qytetit të Durrësit, ku një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Sipas burimeve nga policia dhe mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit, i riu ka arritur të transportohet vetë me automjet në urgjencën e spitalit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Mjekët konfirmojnë se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 2, Durrës, ndërsa nuk ka të dhëna mbi autorin e dyshuar të ngjarjes teksa policia ka nisur hetimet dhe po kontrollon zonën për dëshmitarë ose prova, si gjetje të mbetjeve të plumbave.

“Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.  Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›