E Enjte, 5 Nëntor 2026

Durrës/ Sekuestrohen 50 mijë litra naftë kontrabandë në anijen e peshkimit

Rreth 50 mijë litra naftë kontrabandë janë sekuestruar në portin e Durrësit nga ana e policisë.

Karburanti, sipas burimeve, u kap në një anije peshkimi në pronësi të Xhevit Hajdarit. Mësohet se nafta ishte futur ilegalisht nga vendet e lindjes së mesme dhe do të shitej më pas në tregun e zi.

Aksioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga ana e agjentëve në rrugë operative. Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar apo jo. Detajet e operacionit policor pritet të njoftohen në orët në vijim.

Kjo është e katërta herë që ne anijet e peshkimit zbulohet naftë kontrabandë. Karburanti blihet në shtete të ndryshme të Lindjes së Mesme, kryesisht në Libi me çmim të ulët e më pas hidhet në treg me kosto më të larta.

Peshkatarët kontrabandën e justifikojnë shpesh me pretendimin se furnizohen me naftë për nevojat e veta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›