E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës/ Turma rrethon dy efektivë dhe sulmon 2 prej tyre me shkopinj, gurë e karrige!

Pamje të rënda dhune vijnë nga Durrësi, ku forcat e policisë janë sulmuar me shkopinj dhe sende të forta nga protestuesit. Gjithçka ndodh në fraksion sekondi. Forcat e policisë përpiqen të mbrojnë godinet nga sulmet vandale por turma e madhe me shkopinj e sende të forta rrethojnë 2 policë dhe i sulmojnë ata. Drejt tyre hidhen edhe karrige dhe gurë. Gjatë protestës, të njëjtët protestues kanë shkatërruar edhe ambientet e Postës Shqiptare, duke shkaktuar dëme materiale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›