E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentja në protestë: Të rinjtë i tërheqin zvarrë, Vlora Hysenin e zbresin si zonjë

Një studente ka përcjellë një mesazh të fuqishëm ndërsa ndodhet në protestë me të rinjtë e tjerë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. E reja thotë se kanë dalë në shesh për tre muaj dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore, dhe se askush nuk i ka dëgjuar. Ajo thotë se të gjithë institucionet shtetërore duhet të shkatërrohen, ndërsa kërko ndjesë për çdo biznes privat të prekur.

Studentja u përlot teksa tha se është e vetme në Shqipëri për shkak të familjen i ka jashtë, ndërsa shtoi se pushtetarët nuk mund të vjedhin dhe të pasurohen me taksat e tyre.

“Ju edhe të gjithë këta të tjerët ta dini shumë mirë se do t’iu vijë fundi. Ai dhunon me shkop gome. Mund të vdesin njerëz këtu. A dini se çfarë ndodh nëse një student ndërron jetë këtu. E ke të gjithë kombin në këmbë. Po na marrin të ardhmen. Dolëm paqësisht tre muaj, nuk na dëgjoi njeri. Çdo ditë ne këtë do të bëjmë. Do të jemi çdo ditë këtu. A doni dikush që të fliste. Po flas unë. Çfarë duam ne? E para dorëheqjen e Ramës se na e ka nxirë jetën. E dyta, konviktet të jenë të rregullta. E treta, të respektoni rregullat dhe ligjet, të ketë drejtësi. Të mos vriten më avokatë, siç u vra ai atje. Mos ushtroni dhunë ndaj popullit kur kërkon të drejtën e vet. Këtë duam ne. Nuk duam asnjë gjë tjetër. Po kërkojmë të drejtat minimale. Të gjitha bankat t’i ndjekin, çdo institucion të djegin. Kërkojmë për privatet që janë djegur. Mund të jenë prekur, unë si studente iu kërkoj falje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›