Durrës-Zjarri masiv përfshin tregun në zonën e plazhit, zjarrfikësit në betejë me flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë tregun ambulant në zonën e plazhit të qytetit të Durrësit.
Sipas informacioneve të fundit nga korrespondentët e RTSH-së, raportohet për dëme te shumta materiale.
Ndërkaq, mjetet zjarrfikëse të qytetit kane shkuar në vendngjarje dhe po mundohen të shuajnë flakët e mëdha që po përhapen me shpejtësi në gjithë gjatësinë e tregut.
Gjithashtu, bëhet e ditur se si pasojë e flakëve të deritanishme janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, teksa në këtë zonë operojnë mbi 20 dyqane që kryesisht funksionojnë përgjatë stinës së verës, kur përkon edhe me sezonin turistik.
/rtsh.al/