Irani apel Këshillit të Sigurimit: Izraeli dhe SHBA të njihen si përgjegjës si ‘nismëtarë’ të luftës 12-ditore

Irani i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të njohë Izraelin dhe SHBA-në si ‘nismëtarë’ të luftës 12-ditore.
“Ne kërkojmë solemnisht që Këshilli i Sigurimit të njohë regjimin izraelit dhe Shtetet e Bashkuara si nismëtarë të aktit të agresionit dhe përgjegjësinë e tyre të mëvonshme për këtë, duke përfshirë kompensimin dhe dëmshpërblimin”, tha ministri i Jashtëm Abbas Araghchi në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cituar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.
Gjithashtu, Teherani ka kërkuar që SHBA dhe Izraeli të konsiderohen përgjegjës dhe të parandalojë përsëritjen e krimeve të tilla të tmerrshme
“Këshilli i Sigurimit duhet gjithashtu t’i mbajë agresorët përgjegjës dhe të parandalojë përsëritjen e krimeve të tilla të tmerrshme dhe serioze, në mënyrë që të jetë në gjendje të ruajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Duhet theksuar se udhëheqësit politikë dhe ushtarakë që urdhërojnë një akt agresioni janë gjithashtu individualisht përgjegjës për krimin ndërkombëtar të agresionit sipas së drejtës ndërkombëtare zakonore”, thuhet në letrën e ministrit të Jashtëm iranian.
Konflikti 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit shpërtheu më 13 qershor kur Izraeli nisi sulmet ajrore në vendet ushtarake, bërthamore dhe civile iraniane, duke vrarë të paktën 606 persona dhe duke plagosur 5,332, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Iranit.
Nga ana e tyre, SHBA-të bombarduan gjithashtu tre objekte bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan, gjë që çoi në një përshkallëzim të konfliktit.
Teherani nisi sulmet hakmarrëse me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, duke vrarë të paktën 29 persona dhe duke plagosur më shumë se 3,400, sipas shifrave të publikuara nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit.
Konflikti u ndal sipas një armëpushimi të sponsorizuar nga SHBA-të që hyri në fuqi më 24 qershor.
/rtsh.al/