E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres aksidentohet makina dy te vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë, për shkak të një aksidenti të rëndë rrugor mesditën e të hënës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e quajtur Katër Rrugët e Shijakut, ku një mjet me targë DR 61 65 D, sipas të dhënave të para po ecte me shpejtësi tepër të madhe. Fillimisht makina është përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka bërë disa saltro duke u copëtuar në dy pjesë. Policia konfirmon se viktimat dhe i lënduari janë tre të rinj nga Shijaku. Viktimat janë dërguar në morg, ndërsa i lënduari, emri i të cilit nuk dihet ende, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›