E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, atentat mafioz pronarit të 5 firmave

DURRES- 35-vjeçari Gentian Zguri, i ekzekutuar dje me një plumb në kokë, në qytetin e Durrësit, rezulton të jetë pronar i 5 firmave dhe aksioner në dy të tjera në Tiranë, ndër to edhe një pub të njohur në Tiranë, “Rock n’Roll”.

Motivet e ngjarjes mbeten ende mister për policinë, ndërkohë që mësohet se autori I ngjarjes ka zhdukur nga vendi I krimit edhe gëzhojën me të cilin I ka qëlluar 35-vjecarit tiranas.

Ky i fundit ka qënë duke ecur në rrugë sbashku me një person tjetër kur është qëlluar nga afër me një plumb. Plaga ka qenë vdekjeprurëse pasi e ka marrë në pjesën e syrit duke i përshkuar në këtë mënyrë tej përtej kafkën. Sipas policisë, autori i ngjarjes ka qenë i shoqëruar me një person tjetër dhe të dy pas vrasjes, janë larguar nëpër rrugicat që përshkojnë atë zonë.

Fillimisht, u mendua se viktima u ekzekutua me shotgun, por pastaj ky version u vu në dyshim pasi ekspertët thanë se vrasja mund të jetë kryer me një pistoletë të pajisur me silenciator.

Ende policia nuk është në gjendje që të përcaktojë shkakun e kësaj ngjarjeje si dhe autorët e saj. Për këtë është kërkuar edhe ndihma e homologëve nga Tirana.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›