Mjaft: Topalli shkeli rregulloren e Kuvendit, nuk penalizoi Berishën
Raporti “Unë votoj” i lëvizjes “Mjaft” ka bërë dje publike të gjitha shkeljet e jetën parlamentare përgjatë gjithë muajit tetor. Në brendësi të këtij raporti gjenden të dhëna mbi rastet e dhunimit të Rregullores së Kuvendit; praninë dhe votimin e secilit deputet për të gjitha nismat ligjore të miratuara si dhe deputetët “antikonformistë”, të cilët kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar.
Si tepër shqetësuese për këtë periudhë raportimi, lëvizja “Mjaft” evidenton fjalorin banal të përdorur në Kuvend nga deputetët. Konkretisht në këtë raport veçohet incident i datës 13 tetor, kur kryeministri, Sali Berisha iu drejtua mes të tjerave deputetit socialist, Saimir Tahiri me shprehjen: “Ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca!”. “Për këtë incident që cënon rëndë etikën parlamentate nuk u shënua asnjë tërheqe vëmendje, vërejte apo masë tjetër nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë për Kryeministrin dhe njëkohësiht deputet z. Sali Berisha, pavarësishte se në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë përcaktohet, në nenet 64 dhe 65 detyra e drejtuesit të seancës plenare për të ndërhyrë në raste te tilla si dhe masat që mund të merren në varësi të nivelit të cënimit të rregullave dhe normave të etikës parlamentare”, thekson raporti.
Një problematik tjetër e vërejtur në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare lidhet me mungesën e pranisë së grupeve të interesit në diskutimin e projektligjeve të cilat dallojnë për impaktin e ndjeshëm që eventualisht mund të kenë në publik.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)