E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres demtohet bazilika 1500 vjecare ne Gjuricaj te Ishmit

Është 1500 vjeçare dhe hajdutët e vizitojnë herë pas here.
Struktura murale është dëmtuar.
Kolllonat e mermerta janë rrëzuar.
Bazilika mesjetare në fshatin Gjuricaj të komunës Ishëm në Durrës po humbet identitetin e saj.
Eda Çekrezi, arkeologe pranon gjendjen, dhe rendin edhe faktoret e shkaterrimit
Inventari arkeologjik i kësaj qendre historike është i pasur.
Gjatë gërmimeve të para u gjeten materiale me vlera të rralla te cilat tregonin per nje qendër te rëndësishme tregtare ne lidhje lidhje me portin e Shufadasë, rreth 8 km më larg derdhjes të lumit Ishëm.
Por per te mbrojtur e ruajtur kete pasuri historike, Çakrezi kerkon ndihmen e cdo banori.
Për turistët, kjo bazilikë që daton që nga shekulli i 5-6- të dhe e zbuluar në vitin 1980, është e panjohur. Aktaulisht ajo vizitohet vetëm nga bagëtitë e banorët e zonës. Për pranine e bazilikes, ende mungojnë tabelat treguese përgjatë aksit rrugor. Specialistët justifikohen me grabitjet apo dëmtimin nga banorët e zonës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›