E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd nxirren nga lumi trupat e ciftit te mbytur

Polumbarët arrijnë të nxjerrin dhe trupin e dytë të mbytur në lumin Shkumbin. Ismet Karaj sebashku me bashkeshorten e tij Albina Karaj perfunduan ne ujrat e lumit, ndersa po udhetonin me makinen e tyre tip benz nga Librazhdi ne Elbasan. . 
Nderkaq kufoma e 19 vjecares u gjet oreve te para te mengjesit ne afersi te vendit te quajtur “Vila e Zenelit. 
Makina e çiftit Karaj u permbys ne lum paraditen e se merrkures, tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit. 
U deshen disa ore qe policia te identifikonte targën e makinës. Rrjedha e fuqishme e Shkumbinit nuk krijonte asnje mundesi qe polumbaret te arrinin me heret rezultate, por kjo u mundesua vetem pas nje dite kërkimi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›