Durrës, ekzekutohet me armë zjarri një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Vetëm pak minuta më parë është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e "Shkëmbit të Kavajës" në Durrës, Ervis Dedej 30 vjeç nga Kavaja.
Mësohet se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një makinë tip “BMV” me targa AA 481 CT, në një rrugë dytësore, ndërsa identifikimi i tij u bë në bazë të një mjeti identifikues që u gjet në makinë.
Ndërkaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rastit. Paraprakisht konfirmohet vetëm fakti se viktima është qëlluar jashtë automjetit me disa plumba, ndërsa mbeten të paqarta motivet e ngjarjes.