E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentate mafioze, dy të vrarë në Durrës e Mamurras

Një ditë e përgjakur mund të cilësohet 5 qershori, pasi numëron dy atentate me dy viktima. Ngjarja e parë e tipit mafioz ka ndodhur në Fushë Mamurras, ku një breshëri automatiku drejtuar 62 vjecarit Muharrem Llanaj, kanë kapur gabimisht nipin e tij 9 vjecar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa xhaxhai i tij ka mbetur i plagosur.Policia ka nisur hetimet duke identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje dhe pohon se shkak për këtë ngjarje ka qenë një konflikt i 62 vjecarit me dy autoët e kësaj ngjarje, të cilët janë shpallur në kërkim.
 

Ndërsa në Durrës është pothuajse e njëjta skenë si me vrasjen e e parë është qëlluar në automjetin e tij të tip “BMV” 30 vjecari nga Kavaja, Ervis Dedej. Policia e Durrësit ka nisur hetimet për këtë ngjarje për të zbuluar shkakun dhe motivin e vrasjes së të riut.
 

Ndërkohë që në Kukës është qëlluar me armë zjarri sekretari i Këshillit të komunës Gjinaj në Kukës, Naim Bytyci. Sipas policisë Qamil Kastrati, 48 vjec me profesion infermier në qendrën shëndetësore të Gjinaj të Hasit ka qëlluar me armë zjarri, të tipit pistolete, në kokë në drejtim të Sekretarit të komunës, duke e lënë atë të plagosur rëndë dhe në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt te hershem, pasi Bytyçi kishte thyer disa herë xhamat e qendrës shëndetësore. Policia tha se ka arrestuar autorin, Qamil Kastrati.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›