E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafa: Kryeministri vendos gjyqësorin nën presion

Kryeministri Sali Berisha po vendos sistemin gjyqësor nën presionin e ekzekutivit. Kështu është shprehur në një konferencë për shtyp, Fatmir Xhafa, deputet i PS-së.

Sipas tij është mazhoranca që në shumicën dërrmuese deformon klimën e drejtësisë dhe përdor defektet e ligjit në favor të tij.

“Reforma në drejtësi ka ngelur një retorikë që Berisha ua servir ndërkombëtarëve në takimet me ta” – tha Xhafa.

Gjatë këtyre viteve sipas tij nuk është bërë asgjë për reformën në drejtësi përvec miratimit të një ligji, i cili edhe ai është i paplotë.

“Berisha ka vendosur kontrollin e plotë nëpërmjet presionit mbi gjyqësorin” – përfundoi Xhafa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›