E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet e masakruar 18-vjeçarja

Masakrohet dhe më pas hidhet në një parcelë me misër një adoleshente në Durrës.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Fllakë të qytetit bregdetar ku 18-vjeçarja Aishe Vata, banuese në Xhafzotaj është gjetur e masakruar nga babai i saj.
 

I ati i 18-vjeçares është shokuar kur ka parë trupin pa kokë dhe i alarmuar ka njoftuar policinë.

Menjëherë ne vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat konstatuan se trupi ishte masakruar me thikë, ndërsa mungonte koka e viktimës.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje por policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›