E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi bankën ku punonte, arrestohet për shpërdorim detyre

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Llazar Kazanxhi, 35 vjec, lindur e banues ne Durres.
 

Arrestimi i tij u bë bazuar në ekzekutimin e vendimit gjyqësor të gjykatës së Durrësit , e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal "Arrest ne burg", pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur nje total prej 510.000 euro, gjatë kohës kur ishte i punësuar ne degen e bankes Tirana Bank ne Durres.
 

Materialet iu kaluan Prokurorise së Rrethit Durres per veprat penale te “vjedhjes se kryer duke shperdoruar detyren, vjedhjes së arkave të kursimit dhe fallsifikimit të dokumentave".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›