Durrës, gjendet e pajetë 60-vjeçarja, kishte plagë të forta në kokë
Një grua 60-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Vikitma me inicialet M.D është gjetur me plagë të forta në pjesëne pasme të kokës, në lagjen numër 4 të qytetit, pranë një garazhdi, në rrugicën përballë polikinikës së Durërsit.
Mësohet se 60-vjeçarja është gjetur nga banorët e zonës përreth.
Menjëherë pas marrjes së infomacionit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjne e plotë të ngjarjes, ku pista e parë e hetimeve është ajo e një ngjarje aksidentale.