Përmet, helmohet me fostoksinë, 23-vjeçarja ndërron jetë në spital
Vendos ti japë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë fostoksinë. Kështu ka vepruar një 23-vjeçare, e cila pas aktit të vetëflijimit ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës.
Burime pranë Repartit të Urgjencës në spitalin e Përmetit bëjnë me dije se 23-vjeçarja Erilda Goxhaj, nga Petrani i Përmetit, ishte paraqitur në spitalin e këtij qyteti në gjendje të rëndë.
Menjëherë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore 23-vjeçarja u transportua drejt Tiranës, ku ka gjetur dhe vdekjen
MJjekët konstatuan se vajza kishte konsumuar një sasi fotoksine për ti dhënë fund jetës.
Drejt banesës së saj në Petran të Përmetit, mbërritën më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet e rastit për të mësuar shkaqet e vetëhelmimit.
Sipas familjarëve, 23-vjeçarja ka qenë e divorcuar prej dy vitesh dhe jetonte me prindërit. Shkak i vetëhelmimit është bërë gjendja e rënduar psikologjike, pasi vuante nga depresioni.