E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres gjendet nje 12-vjecar me probleme mendore

Një 12-vjeçar me probleme të shëndetit mendor është dorëzuar nga Policia e Lushnjës në Policinë e Durresit pasi është gjetur i pashoqëruar ne rruge.

Femija duket se ka humbur dhe policia jep disa te dhena dhe foton e tij per ta identifikuar nga familjaret e tij. Fëmija në fjalë jep vetëm disa të dhëna mbi emrin e tij dhe të prinderve, pa saktësuar mbiemrin, qytetin nga vjen dhe adresën e banimit.

Fëmija pretendon se quhet Aleks, Aleksandër, babai i tij Miri, Fatmir dhe nëna Lina. Femija ndodhet ne drejtorine e policise se Durresit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›