E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane zjarri perfshin punishten e drurit

Një zjarr i madh ka përfshirë një punishte druri në zonën e Porcelanit, në kryeqytet.

Zjarrfikësit vunë nën kontroll situatën, pak kohë pasi flakët përfshinë ndërtesën dhe rrezikuan seriozisht banesat përrreth.

Nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa pritet përllogaritja e dëmeve materiale të shkaktuara.

Në shuarjen e zjarrit kontribuan vetë banorët e kësaj zone, ndërsa janë evaukuuar gratë dhe fëmijët rreth e përqark.

Nuk dihen shkaqet që kanë provokuar një incident të tillë, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›