Durres gjendet trupi i pajete i nje femre

Trupi i pajetë i një femrë u gjend në fazë të zhvilluar dekompozimi i hedhur në një kanal në rrethin e Durrësit.
Trupi u gjet në zonën kodrinore të Ishmit dhe ai sipas hetimeve paraprake të policisë, është trupi i një femre 27-28 vjec.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe deklaron se kufoma do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen nëse bëhet fjalë për vdekje aksidentale, vrasje apo vetëvrasje.