E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres, grinden adoleshentet, plagoset 10 vjecari

Nje femije u plagos ne kembe nga plumbat e nje pistolete, si pasoje e nje konflikti adoleshentesh qe perfundoi me te shtena arme.

Ngjarja ndodhi ne lagjen 18 te Durresit kur dy grupe adoleshentesh filluan te grinden me njeri – tjetrin me fjale.

Me pas njeri prej tyre qe ishte i armatosur me nje pistolete tip “TT”, e nxorri ate dhe qelloi ne drejtim te kundershtareve.

Plumbat e drejtuar tek bashkemoshataret, goditen femijen 10-vjecar i cili ishte ne afersi te shtepise se tij duke pare grindjen.

Policia tha se eshte vene ne ndjekje te autoreve.

I plagosuri u dergua ne spitalin rajonal te qytetit, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›