E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, hidhet nga kati i katërt bashkë me vajzën 6-vjeçare, ndërron jetë nëna

Gazeta Shqip

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit kur një grua është hedhur nga kati i katërt i pallatit bashkë me vajzën e saj 6 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të Durrësit, pranë stadiumit të qytetit, rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se fillimisht ka rënë nga ballkoni vajza 6-vjeçare dhe më pas është hedhur prej andej edhe nëna e saj 31 vjeçare.

Nënë e bijë u transportuan menjëherë në spitalin e Durrësit, por 31 vjeçarja ndërroi jetë rreth një orë më vonë, ndërsa mësohet se vajza është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe nëse vajza e vogël është hedhur vetë apo ka rënë në mënyrë aksidentale nga ballkoni, por dihet se nëna e saj e ka ndërmarrë në mënyrë të vullnetshme aktin e rëndë, pasi ka parë të bijën të bjerë nga lartësia. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

2 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, hidhet nga kati i katërt bashkë me vajzën 6-vjeçare, ndërron jetë nëna burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›