Durrës, i moshuari denoncon bashkëshorten për ushtrim dhune
Një burrë nga Shijaku i është drejtuar Policisë së Durrësit me një denoncim për gruan e tij. Ai ka kërkuar ndihmë nga policia, pasi sipas tij, bashkëshortja e tij 57-vjeçare ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Në këto kushte policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershmë për shtetasin Sh.D 61 vjeç banues në Shijak.
Duke qenë se çifti nuk është i divorcuar dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi, policia ka vendosur disa kushte për të moshuarit, të cilat, nëse nuk i respektojnë do të përballen me forcën e ligjit.
Kohët e fundit jo vetëm që janë rritur ndjeshëm rastet e dhunës në familje, por ka edhe një shtim në numër të meshkujve të cilët denoncojnë dhunën që shkaktohet mbi ta nga të afërm apo edhe persona të tjerë jashtë rrethit miqësor.