Valteri: Kemi pasur telefonata nga njerëz pranë qeverisë për të ndërprerë grevën në këmbim të parave (VIDEO)
Një ditë pas ndërprerjes se grevës, aty nuk ka mbetur asgjë. Në atë qoshe në lagjen e Komunës së Parisit, të vetmit që kthehen janë ish- grevistët, të cilët për 31 ditë me radhe u ngujuan si presion ndaj qeverisë për dëmshpërblimin financiar për vitet e burgut.
Ramazan Spahiu, grevisti 72 vjeçar, tregon për Vizion Plus përjetimet gjatë dhe pas përfundimit të grevës, vetëm pak minuta pasi është kthyer nga një kontroll i imtësishëm në një nga spitalet private në kryeqytet.
Të tjerë grevistë i janë rikthyer jetës familjare. Besim Valteri tregon momentet e para dhe arsyet e ndërprerjes se grevës. Duke treguar qëndrimin prej 31 ditësh në çadrat e improvizuara të grevës, Valteri pranon se ai bashkë me të tjerët kanë pasur telefonata nga njerëz pranë qeverisë për të ndërprerë grevën në këmbim të parave.
Megjithatë pas ndërprerjes së grevës ajo që i lëndoi ishte indiferenca e qeverisë, ndërsa ajo që i bën më të fortë është reagimi ndërkombëtar.
Ish- të burgosurit thonë se do të vazhdojnë kauzën e tyre, ndërsa Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko vijojnë të marrin ndihmën mjekësore.