E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapen 43 kg kanabisVlorë, asgjësohet një parcelë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Dy persona janë vënë në pranga nga policia, në Durrës dhe Vlorë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Durrësit ka vënë në pranga Prel Kolnikajn, 43 vjeç, banues në fshatin Kulnikaj, në Malësi të Madhe.

Arrestimi i 43-vjeçarit është bërë pasi gjate kontrollit të ushtruar në bagazhin e autoveturës Ford Focus me targa CG916RG, u gjend nje çante me 68 pako me përmbajtje masë të thatë bimore që dyshohet të jetë narkotike e llojit kanabis sativa, që pas peshimit rezultoi në peshën 43.1 kilogramë.
Automjeti në fjalë do të nisej me tragetin “Michela” për në Bari ku ishte edhe destinacioni i lëndës narkotike.
 
NË VLORË
Ndërkaq Policia e Vlorës, ka vënë në pranga Leven Merkaj, 47 vjeç, pasi kishte mbjellur kanabis sativa në një parcelë në pronësi të tij. Parcela me lëndën narkotike ishte në fshatin Shkallë dhe i arrestuari është mbajtur në vezhgim nga policia.

Merkjaj sapo ka diktuar forcat policore ka kundërshtuar arrestimi dhe është larguar duke u fshehur në zonën përreth këtij fshati. Pas arrestimi të tij, policia ka asgjësuar edhe lëndën narkotike. Ndërkaq puna në terren e policisë vazhdon me 8 grupe kontrollesh.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›