Shkodër, asgjësohen 694 rrënjë kanabis në 2 operacione
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vijuar edhe sot operacionet për asgjesimin e parcelave të mbjella me kanabis. Mësohet se në operacionet e zhvilluara sot janë asgjesuar 694 rrënjë kanabis.
Policia bën me dije se droga është zbuluar nga kontrollet me helikopter.
“Kanabisi i asgjesuar kultivohej në komunën Pult. 3 parcela me 215 rrënjë u asgjësuan në vendi i quajtur “Çoka e Kirit”, ndërsa fshatin Ndreaj u asgjesuan 6 parcela me 479 rrënjë kanabis”, thuhet në deklaratën e policisë.
(m.a/BalkanWeb)