Durrës, kapen 8 kg heroinë. 3 femra në pranga
DURRES- Tre femra jane ndaluar nga policia e Durresit, pasi ne makinen me te cilen udhetonin u sekuestruan 8 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.
Sipas policise se Durresit mesohet se ne pranga jane vene drejtuesja e mjetit, Donika Dervishi, dhe 2 pasagjeret, Migena Dervishi 32 vjeç dhe Sonila Popa, 31 vjeç.
Gjate kontrollit te automjetit ne port, sasia e droges eshte gjetur e ndarë në 10 pako. Makina me te cilen leviznin vajzat ishte tip Ford Fokus, me targa AA465DD.
Ato kane qene duke udhëtuar drejt Italisë. Policia ka nisur hetimet per vendin nga ishte marre droga dhe nese ka te tjere persona te perfshire ne kete trafik.