Durrës, kapet 563 kg kanabis, në pranga 20-vjeçari
Policia e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 563 kg kanabis sativa dhe arrestimin e poseduesit të saj.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 20-vjeçari Florenc Dhëmbi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e tij në lagjen Nr. 13 në Durrës u bë i mundur sekuestrimi i drogës.
Sipas policisë droga është gjetur e ndarë në 110 qese farmaceotike e cila ishte bërë gati për shitje.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 20-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.