PD: Integrimi i vendit varet nga respektimi i ligjit
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të kreut socialist Edi Rama, i cili theksoi sot se nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor varet e ardhmja e integrimit të vendit në BE.
Në një deklaratë për mediat këshilltarja e PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku theksoi se Integrimi Europian i vendit nuk varet nga dëshirat e kreut të opozitës, por nëpërmjet ndjekjes së procesit ligjor nga forcat politike.
“E ardhmja Europiane e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me rrugën e ligjit dhe procesit demokratik, dhe jo me rrugën e kërcënimeve dhe presionit politik. Kolegji Zgjedhor ka folur dhe vendimi i KQZ ka qenë i ligjshëm. Këto çështje janë zgjidhur. Pse vazhdon ende z. Rama të spekullojë për këtë temë?”,- deklaroi Tabaku.
Këshilltarja e PD-së për Këshillin Bashkiak nënvizoi se partnerët ndërkombëtarë mbështesin veprimtarinë e Kolegjit Zgjedhor, të cilit i kanë kërkuar të marrë vendime të bazuara në ligj dhe jo në bazë të interesave politike.
“Tentativat e z. Rama për të sabotuar demokracinë shqiptare me kërcënime dhe presione, janë të papërshtatshme. Shqiptarët e dinë se lufta politike e z.Rama i përket të kaluarës, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi duan të ardhmen. Komuniteti ndërkombëtar ka mbështetur Kolegjin Zgjedhor dhe i ka kërkuar të marrë vendime bazuar në ligj dhe jo në interesa politike”,- u shpreh këshilltarja e PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku.
(e.m/BalkanWeb)