Durrës, kunati godet me sëpatë nusen e vëllait, për murin ndarës
DURRES - Një 37-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi është qëlluar me mjete të forta, (dyshohet sëpatë) nga kunati i saj, ndërsa mendohet se ngjarja të jetë pasojë e një konflikti të hershëm mes dy familjeve për murin ndarës të oborrit të tyre.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në qytetin e Durrësit, ku Rozeta Tahiraj ka mbetur e plagosur rëndë pasi është goditur me mjete të forta në kokë, nga vëllai i burrit të saj.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila bën të ditur se konflikti mes dy familjeve ka ndodhur për shkaqe pronësie. Familjet e dy vëllezërve janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe i ndan vetëm një murë. Pikërisht muri ndarës i oborrit mes dy vëllezërve dyshohet të ketë qenë shkak i konfliktit të hershëm mes dy familjeve.
Rozeta Tahirja ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e qyetit të Durrësit, ndërsa nga bluzat e bardha raportohet se gjendja e saj shëndetësore është kritike për jetën.
Vëllai i burrit të Rozeta Tahirit, Edmond Tahiraj 36 vjeç është shoqëruar në polici, si autori i dyshuar i kësaj ngjarje duke goditur kunatën me mjete të forta në kokë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)