E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapet dosja e Bleonës, pas3 vitesh, në polici kushërira e saj

Të tjera rreth shkrimit Rrëmbimi i të miturit, fakte të reja për 6-vjeçaren VD1/  VD2/ Gjyshi e nëna e Bleonës: Ja ku dyshojmë Historia e zhdukjes së Bleona Matës VIDEO/ Si u zhduk Bleona Historia e rrëmbimit të 8-vjeçarit, në fshatin Zapod, aty ku u zhduk edhe Bleona Mata KUKËS – Historia e Bleona Matës, vogëlushes të zhdukur më 22 majin e 3 vjetëve më parë teksa kulloste bagëtitë në mal së bashku me 5 vajza të afërme të saj, është rikthyer sërish në skenë, pas arrestimit gjatë mëngjesit të djeshëm (31 mars) të një të riu të akuzuar për rrëmbimin dhe trafikimin e një të mituri.

Në familjen Mata është ringjallur një dritë shprese për gjetjen e Bleonës (në atë kohë 6 vjeç), pasi në fshatin Zapod të Kukësit, aty ku vogëlushja humbi çdo gjurmë, është arrestuar një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka rrëmbyer një të mitur për qëllim trafikimin drejt Kosovës.

Sipas policisë së Kukësit, Begzim Isa pasi ka mashtruar 8-vjeçarin me inicialet A.F e ka marrë me vete dhe më pas ka tentuar të largohet me të jashtë vendit, por fatmirësisht i mituri është shpëtuar nga policia, dhe autori ka rënë në prangat e uniformave blu. Sipas informacioneve nga korrespondenti i televizionit A1 REPORT, Bekim Lekica, 19-vjeçari Begzim Isa studion për infermieri në Universitetin e Prizrenit.

Kjo ngjarje ka ngritur pista hetimi të reja edhe për zhdukjen e vogëlushes Bleona Mata, familja e së cilës jeton në të njëjtin fshat. Nëna e Bleonës ka hedhur akuza ndaj Begzim Isës, dhe ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë edhe këtë rast, e kjo për shkak të lidhjeve të gjakut që ai ka me Qamile Matën, njërën prej 5 vajzave që shoqëronte Bleonën në mal.

QAMILE MATA, MBESA E BEGZIM ISES
Pas arrestimit të 19-vjeçarit, pasditen e djeshme është shoqëruar në polici, Qamile Mata, një nga 5 vajzat që shoqëronte Bleonën tre vjet më parë teksa vajzat kullosnin bagëtitë në mal. Shoqërimi i Qamiles, kushërirës së largët të vogëlushes së zhdukur, është nxitur nga arrestimi i sotëm i Begzim Isës, dhe kjo për shkak të lidhjes së gjakut që këta dy të fundit kanë me njëri-tjetrin. Qamile Mata është mbesa e Begzim Isës. Qamile Mata, (në atë kohë 14 vjeç) ka qenë në epiqendër të akuzave të familjarëve të Bleonës si personi që i ka dhënë Bleonën rrëmbyesit të saj, konkretisht Begzim Isës.

NENA E BLEONES: HETONI BEGZIM ISEN PER ZHDUKJEN E VAJZES
Bukurie Mata, nëna e Bleonës, ka hedhur dyshime të forta në atë kohë se vajza e tyre ishte rrëmbyer dhe se vetë vajzat që e shoqëronin Bleonën ishin në dijeni të këtij fakti. Dyshimet e familjarëve gjithnjë kanë rënë mbi Qamile Matën. Bukurie Mata, në një prononcim për televizionin A1 REPORT tha se lajmi i arrestimit të Begzim Isës është shumë i gëzueshëm për të pasi hedh dritë dhe shpresë në gjetjen e Bleonës. Bukuria shprehet se dyshimet e saj kanë qenë gjithnjë mbi 19-vjeçarin, pasi Qamilja është mbesa e tij.

5 vajzat vazhdimisht kanë deklaruar se Bleona u humbi nga sytë teksa ato kullosnin bagëtitë në mal, në komunën Zapod të Kukësit.

Bleona vazhdon të figurojë si një ndër personat në kërkim në websajtin e faqes Botërore për Fëmijët e Humbur

SHPETIMI  I  8-VJECARIT NGA TRAFIKIMI
Një i mitur është rrëmbyer në fshatin Zapod të Kukësit, nga një 19-vjeçar më qëllim trafikimin e tij drejt Kosovës. Mësohet se 19-vjeçari Begzim Isha ka mashtruar 8-vjeçarin me iniciale A.F e ka marrë me vete dhe më pas ka tentuar të largohet me atë jashtë vendit.

Familjarët e të miturit të shqetësuar nga mos mbërritja e të birit në kohë në shtëpi kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe në rrugë operative ka arritur të identifikojë 19-vjeçarin si rrëmbyesin e të miturit.

Gjithashtu në banesën e të riut policia ka gjetur fëmijën e rrëmbyer duke e kthyer atë pranë familjes, ndërsa ka vënë në pranga edhe rrëmbyesin. Burime pranë policisë bëjnë të ditur së në momentin e gjetjes nga policia, fëmija ka shfaqur probleme psikologjike dhe ka treguar se 19-vjeçari e ka kërcënuar me pistoletë që të mos tregojë asgjë për ngjarjen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›