E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres lirohen te arrestuarit per falsifikim monedhash

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres ka lene te lire pese personat e arrestuar tre dite me pare per fallsifikim te kartmonedhave. Operacioni policor i koduar Ceku 1 milion perfundoi me arrestimin e shtetasve Edmond Temali dhe Nesti Rakaj me banim ne Shkoder si dhe Zaim Bajrami Isli Ibrahimi dhe Nazmi Zendeli me banim ne Shkup te Maqedonise.

Prokurori Edmond Koloshine asnje moment nuk ka permenduar se personat e ndaluar nga policia kishin ushtruar veper penale por ka thene se derisa te zgjidhet plotesisht ceshtja i ka kerkuar trupit gjykues 1 muaj burg per Edmond Temalin si dhe detyrim paraqitje per kater te arrestuarit e tjere.

Nga ana e saj gjykata e ka cilesuar te ligjshem arrestin e pese personave dhe caktoi masen e detyrimit me paraqitje per te gjithe ashtu si dhe per Edmond Temalin te cilit iu kap sasia prej 101 kartmonedhash 1 milioneshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›