Durrës, ‘Romancë në ditën e krimit’, premierë në skenën e teatrit
DURRËS- Drama e shkruar nga Bashkim Hoxha dhe regji të Adelina Mucës sjell për të gjithë artëdashësit durrsak në një shfaqje skenike realitetin e tyre të përditshmëm.
Mesazhi që përcjell drama ‘Romancë në ditën e krimit’ është një reflektim mbi aktivitetin e përditshmëm. Vendimet që merr njeriu në jetën e tij dhe ndikimi i tyre në botën e brendshme të individit.
Regjizorja Adelina Muca në lidhje me dramën shprehet:-‘ Unë kam qënë edhe herë të tjera si aktore dhe sot është hera e parë që jam si regjizore në teatrin e Durrësit dhe për mua është një nder i jashtëzakonshmëm. Kam provuar ngrohtësi të jashtëzakonshme nga publiku i Durrësit si aktore dhe mund të them që ndërprerjet e shfaqjes nga duartrokitjet e publikut për mua ishte maksimumi pasi ky profesion bëhet vetëm për publikun.
‘ Të provojmë ta duam pak më tepër njëri-tjetrin, ky është mesazhi i dramës. Vepra ka dhe një skelet biblik në fakt, domethënë duaje tjetrin si veten tënde thotë Krishti. Domethënë ta duam pak më tepër njëri-tjetrin dhe të mos mendojmë si e si të ecim përpara duke mallkuar tjetrin’- është shprehur aktori Hervin Culi.
Teatri Aleksandër Moisiu në Durrës ka zgjeruar së fundmi aktivitetin e tij me premiera duke i ofruar kështu publikut një tjetër mundësi për të kaluar kohën në kontakt me kulturën.
(e.m/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Durrës, “Romancë në ditën e krimit”, premierë në skenën e teatrit