E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, mbytet nëdet 45 vjecari, polumbarëtnxjerrin trupin pas 5 orësh

DURRES- Nxirret nga deti 45 vjecari nga Tirana i cili u mbyt paraditen e sotme në zonën e njohur si Gjiri i Lalëzit në Durrës. Viktima i identifikuar si shtetasi Kadri Hyseni nga Petrela ka qenë duke pushuar në gjirin e Lalëzit, bashkë me familjen në bregdetin e Adriatikut.

 Polumbarëve të Ministrisë së Brendshme u janë dashur më shumë se 5 orë për të nxjerrë nga deti trupin e pajetë të Kadri Hysenit, për shkak dhe të turbullirave që ka pësuar deti ditët e fundit, pas ndryshimeve të motit.

45-vjecari ka qënë duke u larë në det në momentin e mbytjes, ndërsa është pikasur nga të afërmit dhe pushuesit e tjerë, por pa arritur ti shpëtojnë atij jetën.

Sikurse në të gjitha plazhet e vendit, edhe në zonën e Gjirit të Lalëzit mungojnë rojet bregdetare, që në rastin konkret mund të kishin parandaluar mbytjen e 45 vjecarit, ndërsa pushuesit thonë se gropat nën ujë në këtë zonë janë të shumta dhe shumë njerëz kanë rrezikuar mbytjen.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›