E Diel, 1 Nëntor 2026

Cerriku pa ujëOSSH i ndërpretenergjinë ujësjellësit

CERRIK- Mosmarrëveshjet mes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe ndërmarrjes së Ujësjellësit në Cerrik kanë shënuar kulmin këtë mesjavë, ku gjithcka ka shkuar në penalizimin ekstrem duke lënë një qytet të tërë me 15 mijë banorë pa ujë të pijshëm.

OSSH ka ndërprerë furnizimin me energji të stacionit të pompave me ujë të pijshëm, duke lënë në kulmin e vapës mijëra familje pa u furnizuar me ujë.

Borxhi i madh që ndërmarrja e Ujësjellësit ka trashëguar ndaj OSSH, për shkak të keqmenaxhimit të saj edhe pse qytetarët kanë qenë korrekt me pagesat ka sjellë ndëshkimin fatal.

Që nga e mërkura qyteti i Cerrikut dhe rrethinat e tij vuajnë mungesën e ujit në familjet e tyre. Ndërsa drejtuesit e ndërrmarrjes që ka për detyrë sigurimin e ujit të pijshëm qendron e kycur në këtë situatë alarmante. Aktualisht në ndihmë të qytetarëve ka ardhur Bashkia e Cerrikut, e cila ka vënë në dispozicion të qytetarëve një nga puset në administrim të saj, por gjithësesi kjo nuk e zgjidh këtë problem mjaft serioz.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›