E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mjeku vritet me armë në spital

Një mjek është qëlluar sot për vdekje në spitalin e Durrësit.
Shefi i Radiologjisë, Fatmir Thaçi është qëlluar me pistoletë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autori i ngjarjes, Ali Lorja është vetëdorëzuar ne polici. Sipas të dhënave të para, vrasja e mjekut dyshohet për motive xheozie. Vetë Ali Lorja i ka thënë policisë se nuk kishte për qëllim të vriste mjekun.
Policia po vijon hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›