Ksera: Dora e shtetit pranë moshës së tretë
Duke e konsideruar Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, një kujtesë për më shumë vëmendje, humanizëm dhe solidaritet për ata që sot jetojnë moshën e tretë, Ksera the se "këto katër vitet e fundit është punuar për të zbatuar politika të reja të shërbimit për të moshuarit, duke u udhëhequr nga strategji që synojnë decentralizimin e shërbimeve , shtimin e rrjetit të shërbimeve ditore, komunitare dhe alternative."
Sipas ministrit, qeveria ka përcaktuar objektiva ambicioze për përmirësimin e jetesës së moshës së tretë. Nga viti në vit, tha Ksera, të gjithë të moshuarit po përfitojnë më shumë mbështetje, pensione më të larta, shërbime cilësore sociale, me qellim që kategoria e tyre të ndjehet e përfshirë në jetën shoqërore.
"Aktiviteti ditor, ana financiare dhe shërbimi social është rritur në masën 2.8 mijë lekë për të moshuarit", tha Ksera, duke shtuar se tashmë është gati dokumenti politik për moshimin. Në këtë dokument jo vetëm që do të respektohen angazhimet ndërkombëtare, por, siç u shpreh Ksera, "ne do të arrijmë që me të të jemi sa më afër si qeverisje me të moshuarit". Ndërkohë për moshën e tretë qeveria së fundmi ka marrë iniciativa për rritjen e pensioneve.
Të dhënat zyrtare tregojnë se ka një rritje të pensioneve në masën e rreth 46% për pensionet e fshatit dhe në masën 50% për pensionet e qytetit. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në bashkëpunim me Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë dhe Shërbimin Social Shtetëror, me rastin e 1 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Moshës së Tretë, organizoi sot një sërë aktivitetesh sensibilizuese në shëpitë e të moshuarve në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier dhe Gjirokastër.
Në përbërje të rrjetit publik të përkujdesit shoqëror funksionojne 5 qendra rezidenciale dhe dy ditore, që ofrojnë shërbime për 320 të moshuar me probleme të thella social ekonomike, prej të cilëve 70 marrin shërbim ditor.