E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, motori përplaset me kamionin, plagoset 35-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja është shënuar vetëm pak minuta më pare, ku një motor që drejtohej nga 35-vjeçari B.Muca është përplasur me një kamion, duke përfunduar poshtë tij.

Si pasojë e përplasjes motori ka marë flake, duke i shkaktuar diegie të mëdha 35 vjecarit. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit dhe prej aty në mënyrë emergjence është nisur drejt spitalit të diegieve në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›