Rama-të rinjve: Politika fisnike, realizon ëndrrat
TIRANE-Kryesocialisti Edi Rama mbajti sot një lesion të gjatë para fituesve të konkursit të Akademisë Politike të Partisë Socialiste ku u tregoi se cfarë është politika dhe si duhet ta përdorin atë.
“Politika është garë. Por ne kemi shumë ndryshime nga bota ku duam të integrohem, një prej tyre është se moshatarët tuaj janë të angazhuar masivisht në politikë, janë mësuar të mos tërhiqen pas rrëngjeve të politikës, janë mësuar të qëndrojnë bashkë të organizuar, nuk janë të gatshëm të negociojnë lirinë dhe të drejtat e tyre. Duhet të kemi politikën pa moshë, gjini, krahinë, rasë. Nuk mjafton të mendosh që ke të drejtë, por duhet të luftosh për të bindur”.
“Bashkarisht ne mund të bëjmë politikën dicka krejt tjetër, sepse politika në vetvete është fisnike. Politika merret me secilin prej jush, ne duhet të bëjmë politikën të meret me ju dhe me gjithë Shqipërinë në mënyrën e duhur. Sa më shumë ju të mereni me politikën, aq më pak ajo do të gabojë me ju, për të mirën e përgjithshme të të gjithëve dhe për ju personalisht. Të meresh me politikë do të thotë të mbështesësh ëndrrat, të bësh të mundur bashkë me të tjerët gjëra që dalin jashtë fuquive të një individi, familje apo komuniteti, ndaj për të ndodhur kjo duam që të gjithë ju të qëndroni bashkë me ne. Ne duam t`ju dëgjojmë dhe të na dëgjoni, për të bërë këtë vlen edhe Akademia Politike edhe procesi i vecantë që kemi përgatitur për të gjithë ju. Por që politika të të dëgjojë nuk mjafton zëri yt, po duhet një kor i madh për ta arritur”.
Rama në fjalën e mbajtur në Akademinë Politike të Partisë Socialiste u shpreh se të gjithë të rinjtë që kanë aplikuar në këtë akademi do të dalin të fituar pasi krahas fituesve edhe ata që nuk kanë qenë brenda grupit të më të mirëve do marrin në një program të posaçëm të gjitha leksionet e akademisë.
“Është një ditë e bukur për fituesit, por është një ditë e mirë dhe ata që nuk fituan, pasi do të marin të gjitha leksionet e akademisë përmes një programi të posacëm. Kemi menduar që për ta të ndërmarrim një proces aktiv për njohjen nga brenda të politikës. Ne kemi nevojë për të gjithë ju, PS i ka dyert e hapura. Duam t`ju ndihmojmë të bindeni të kuptoni politikën, për t`ju ndihmuar të kuptoni që politika nuk është kjo që shihni cdo ditë”.
Sipas Ramës, kjo sot është një Shqipëri pa konkurencë, ku nuk vlerësohet merita, ku është vrarë vlera morale. Sipas tij, këtë mund ta ndyrshojë vetëm politika.
“Këtë pamje mund ta ndryshojë vetëm politika. Duhet të ndjekim vizionin e ri politik. Jo vetëm nuk do të pendoheni në fund të këtij rrugëtimi, por do të jeni më të pasur në dije dhe eksperiencë dhe shumë cka nga ata që do të donit të thoni do të dini shumë më mirë ta bëni këtë gjë nesër. Pasi të bëni akademinë nuk do t`ju refuzojnë kur ti merrni përdore dhe ti sillni në PS”-përfundoi Rama.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Rinia e çoroditur, universiteti minë me sahat