Durres nje i vdekur nga plumbi qorr

Festimet në natën e ndërrimit të viteve kanë sjellë jo vetëm gëzim dhe
shpresë për një vit më të mbarë, por edhe viktimën e parë të këtij viti
në qarkun e Durrësit.
Një i ri nga Manza, Alfred Cena 24 vjeç ka gjetur vdekjen në minutën e 40 të datës 1 janar, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mesnatën e kaluar.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Larushk të Krujës ku i riu kishte shkuar të festonte me të afërmit e tij, atje. Një plumb qorr e ka goditur 24-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej në Spitalin Ushtarak. Përdorimi i armëve të zjarrit si mënyrë festimi ka shkaktuar edhe dy të plagosur në qytetin e Durrësit dhe Fushë-Krujë. Në Durrës një 48-vjeçar është plagosur në dorë me një plumb afër qendrës së qytetit, ndërsa në Fushë Krujë i plagosur në këmbë mbeti një 33-vjeçar.