Durrës, përplasen dy motorra. Plagosen 3 persona
Si pasojë e përplasjes së dy motorrave në plazhin e Durrësit, janë plagosur tre persona. Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Të plagosurit ndodhen të shtruar në spital Ushtarak. jashtë rrezikut për jetën.
DURRËS- Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në plazhin e Durrësit. Motorri tip Suzuki MC 7554 me drejtues Fatjon Bregasi 38 vjeç është përplasur me një tjetër motorr tip Honda me targe Dr 743 me drejtues Klodian Marku 21 vjeç. Si pasojë e përplasjes së tyre është plagosur rëndë Fatjon Bregasi drejtuesi i motorrit tip Suzuki, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës si dhe janë jashtë rrezikut për jetën teksa janë dërguar në spitalin e Durrësit 21 vjeçari Marku dhe një vajzë 24 vjeçare me inicialet K.K që udhëtonte në të njëjtin motorr me 38 vjeçarin Bregasi. Sipas hetimeve paraprake të policisë në vendgjarje bëhet e ditur se ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, shpejtësi e lartë dhe mosrespektimi i krahut të drejtimit të lëvizjes ato që kanë shkaktuar këtë aksident. (a.r/news24/balkanweb)