EULEX për akuzat e Del Pontes, Parduca: Po njihemi me faktet
Akuzat e ish kryeprokurores së Hagës, Del Ponte për trafik organesh në kohën e luftës së Kosovës priten të hetohen nga EULEX. Kreu i departamentit të drejtësisë në EULEX, Parduca, ka deklaruar se prokurorët e EULEX po njihen me faktet.
TIRANE- Misioni i Bashkimit Europian në Kosovë, EULEX, do të hetojë në lidhje me akuzat e ish kryeprokurores së gjykatës së Hagës, Karla del Ponte për të ashtëquajturin trafik organesh në kohën e luftës së Kosovës. Kreu i departamentit të drejtësisë në EULEX, Alberto Parduca ka deklaruar se në lidhje me këtë çesthje si fillim EULEX po njihet me faktet.
“Përsa i përket hapjes së çështjeve të posaçme siç është rasti në fjalë më duhet të them se së pari duhet të studiohen faktet dhe më pas të shikojmë nëse këto fakte janë të vlefshme për të hapur një procedim. Dhe ne për momentin në Kosovë jemi pikërisht në këtë fazë, në fazën e njohjes me faktet.“ tha Alberto Parduca, Shef.i departamentit të drejtësisë në EULEX.
Deklaratat, kreu i departamentit të drejtësisë në EULEX, Alberto Parduca i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp të shefit të misionit Iv de Kermabon dhe ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ku të dy bënë të ditur fillimin e bashkëpunimit në fushën e gjyqësorit.
Ish kryeprokuroria e gjykatës së Hagës, Karla del Ponte para pak kohësh publikoi në Itali librin e titulluar "Gjahu, unë dhe kriminelët e luftës", në të cilat i akuzon ish-luftëtarët e UÇK-së se kanë bartur përmes kufirit në Shqipëri 300 serb të rrëmbyer, të cilët janë likuiduar ne Burrel, ndërsa nga trupat e tyre janë nxjerrë organe të brendshme, që pastaj janë shitur në Kosovë, Shqipëri, ndërsa përmes Stambollit edhe në botën arabe.
(a.r/news24/balkanweb)