Durrës, përplaset një traget me një anije tregtare
Rreth një orë pas mesnatës është shënua një aksident i rënd në det të hapur. Një traget është përplasur me një anije tregtare rreth 20 milje nga vija bregdetare, duke shkaktuar mbytjen e kësaj të fundit.
Trageti i linjës Durrës - Bari me emër “Ankara” duket se është përplasur me anijen tregtare turke “Reina1”. Nga informacionet paraprake mësohet se anija tregtare me një ekuipazh prej 10 personash është mbytur menjëherë pas përplasjes.
Kapitaneria e portit ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë dhe janë arritur të shpëtohen katër të tjerë. Vazhdojnë ende operacionet e kërkim – shpëtimit, për 5 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.
Trageti duket se nuk ka pësuar dëme dhe ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën paraprake.
Ndërkohë ushtria, policia dhe spitali i Durrësit janë vënë në gatishmëri dhe është ngritur shtabi i emergjencës.
(a.h/BalkanWeb)