E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefoni i ri i Google

Gjatë një eventi në Hong Kong, Google dhe Samsung kanë prezantuar Galaxy Nexus, smartphone-in e tyre të ri. Telefoni, është i pari që përdor Android 4.0, për të pasionuarit – “Ice Cream Sandëich” (ICS), versioni i fundit i sistemit operativ për celularë i projektuar nga Google dhe i destinuar të sfidojë iOS të Apple.

Galaxy Nexus
Falë bashkëpunimit me ekipin që merret me Android, Samsung thotë se ka projektuar një telefon që i përshtatet më së miri sistemit të ri operativ. Ajo që shumë programues në Google kanë kërkuar prej kohësh, një përshtatje më e mirë e hard-ëare me sistemin e tyre operativ.

Gjatë prezantimit, Samsung ka konfirmuar përqendrimin mbi katër aspekte fondamentale te Galaxy Nexus: Shpejtësi, ekran, dizajn dhe sistemin operativ. Shpejtësia vjen nga mundësia për tu lidhur me rrjetet celulare të gjeneracionit të fundit (LTE) për një transmetim më të shpejtë të informacioneve dhe nga një procesor më i fuqishëm, prej 1.2 Ghz. Ekrani ka një rezolucion prej 1280x720 pixel dhe mund të riprodhojë video me definicion të lartë. Telefoni ka një dizajn lehtësisht të lugët dhe është i trashë 8.84 milimetër.

Android – Ice Cream Sanduich
Risia më e rëndësishme është Ice Cream Sanduich. Versioni i ri i sistemit operativ nis nga eksperiencat e fundit me Honeycomb, versioni i Android për tablet, për të pastruar grafikën dhe për ta bërë më esencial. ICS u krijua për të habitur dhe tërheq përdoruesit, duke ofruar një ambient më mikpritës.

Thjeshtësia grafike reflektohet edhe në atë të përdorimit. Për të zhbllokuar smartphone-in, për shembull, ka një funksion që lejon të përdorësh pamjen e fytyrës si celës. Mjafton të fokusohet dhe të presësh sa të njiheni nga sistemi për të zhbllokuar telefonin.

Tastiera virtuale është përmirësuar dhe sistemi për të kryer “copy-paste” është thjeshtësuar. Risi tjetër është njohja zanore: Tashmë është e menjëhershme dhe lejon të shohësh fjalët tek duken në kohë reale kur i diktohen telefonit. Aplikacioni për të kryer fotografi është ndryshuar dhe përfshin funksionalitete të reja.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›