E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres perplasje per godinen e ish-turizmit

Policia e Durresit dhe forcat speciale nga Tirana kane shkuar ne ndihme te Zyres se Permbarimit ne Durres per te ekzekutuar nje vendim gjykate.

Behet fjale per godinen e ish-turizmit ne kete qytet pronesia e te ciles i eshte njohur me vendim gjykate nje shtetasi.

Por permbaruesit kane hasur ne rezistencen e administratorit te godines se ish-turizmit prane shetitores bregdetare dhe personave te punesuar per mirembajtjen dhe ruajtjen e godines qe dhe banojne ne te.

Godina dikur nje nga krenarite e qytetit te Durresit iu ble ish-pronares ne vitin 1994 nga kompania arabe Saudi Brothers Comercial Company.

Afro 10 vjet me vone nje pasardhes i biresuar i ish-pronares permes nje gjyqi me administratorin e godines mori ne zoterim objektin.

Odisea e gjyqeve per kete objekt te ngritur ne nje nga zonat me te frekuentuara te Durresit nga turistet dhe vendasit eshte mbyllur me ekzekutimin e vendimit te Gjykates se Apelit.

Nderkohe qe nje kallezim penal eshte bere nga administratori aktual i kompanise prane prokurorise se Durresit per hetimin e ketij rasti duke pretenduar se pronesia eshte siguruar mbi bazen e falsifikimit te dokumentacionit dhe blerjes se gjyqtareve te ceshtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›