E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria hetim gjyqtareve

Nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu dhe kryeinspektori i Deklarimit te Pasurive Adriatik Llalla kane nenshkruar nje marreveshje per ngritjen e nje grupi pune per verifikimin e pasurive te gjyqtareve.

Kryeinspektori Llalla deklaroi se ne institucionin e tij ka ankesa per fshehje te pasurise edhe per nivelin me te larte te drejtesise qofte per gjyqtare ne Gjykaten e Larte qofte ne Gjykaten Kushtetuese te cilet jane vene nen hetim.

Ne kete periudhe kemi nje proces kontrolli qe ka perfshire nivelin me te larte te gjyqtareve nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Larte. Ata kane kaluar ne kete proces per shkak te informacionit qe ka ardhur tek ne ka deklaruar Llalla.

Ndersa Spahiu pranoi se gjyqtaret jane njerezit qe dine me mire se kushdo tjeter te plotesojne deklarimin e pasurise por beson ne menyren e kerkimit te pasurive te tyre te mundshme te padeklaruara ne menyra sekrete mes te cilave ai publikoi vetem nje.

Kemi hartuar nje plan inspektimesh konfidenciale. Kemi hedhur hapat e pare per te pasur ne dispozicion hyrje-daljet e gjyqtareve. Ne mund te kontrollojme shpenzimet e tyre nga njera ane nderkohe qe nga ana tjeter largimi pa leje perben nje shkelje proceduriale ka deklaruar Spahiu.

Si KLD-ja ashtu edhe Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Pasurive bene thirrje qe qytetaret te denoncojne te dhenat e dyshimta ndaj gjyqtareve ne numrin 08009999.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›