E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres plagoset 40 vjecari

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në komunën Xhafzotaj  të Shijakut. Sipas të dhënave nga uniformat blu, mësohet se shtetasi Gazment Markaj 40 vjeç, banor i zonës, ka mbetur i plagosur më armë zjarri e llojit cifte, pas një konflikti që ka pasur me kushëririn e tij. Autori i ngjarjes është indetifikuar nga policia me emrin Musa Markaj, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij i dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale. Konflikti mes dy kushërinjve mendohet të ketë qenë i hershëm dhe ka degjeneruar pasditen e sw martës me përdorimin e armëve të zjarrit. Policia ka nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›