E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri ne promovimin e librit Vitet shqiptare 43-45

Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm në promovimin e librit  “Vitet shqiptare 43-45”, të David Smajlit. Smajli ishte ish-gjeneral britanik në Luftën Çlirimtare në Shqipëri dhe vlerësimet e kreut të ekzekutivit shqiptar ishin të fokusuara pikërisht në kontributin e çmuar të tij në këtë luftë.  
“Dejvi ishte pjesmarrës në Kuvendin e parë të Partisë Demokratike në shtator të vitit 1991. Ai ka ndjekur në vijimësi zhvillimet në Shqipëri. Dua të theksoj se parathënia nuk i kushtohet direkt atij, por ai do të ishte i kënaqur, po ta lexonte atë, pasi është një vlerësim dhe një mirënjohje e sinqertë për Dejvin”, vuri në dukje Kryeministri. 
Sipas tij, ish-gjenerali së bashku me grupin në të cilin ai bënte pjesë, organizuan, financuan dhe armatosën shqiptarët në rezistencë duke i nxjerrë ato në krahun e fitimtarëve.  
Por, në vlerësimin e Kryeministri Berisha, nuk mund të mos evidentohet dhe përpjekja e pareshtur e këtij grupi në bashkimin e shqiptarëve, për t’i bërë ballë pushtuesit. Bashkim i cili edhe pse solli fitoren u pasua me kalimin e Shqipërisë në diktaturë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›