Durrës, plagoset me armë zjarri një 40 vjeçar, autorët në kërkim
DURRES-Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orët e mbrëmjes në Durrës, pranë Muzeut të Dëshmorëve.
Nga policia mësohet se i plagosuri është Arton Zezi, 40 vjeç nga Shijaku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën , ndërkohë që është transportuar menjëherë në spital.
Sipas dëshmitarëve, 40-vjeçari Zezi është qëlluar teksa po zbriste nga makina e tij tip “Fuoristradë” e zezë.
Policia që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.
(m.s/BalkanWeb)